Mirë se vini në Akademinë Nehemiah Gateway

Mirë se vini!

Akademia Nehemiah Gateway është një zgjedhje e shkëlqyer për studime në Biznes dhe Lidership, paralelisht me përgatitjen tuaj për një karrierë të suksesshme.

Në Akademinë Nehemiah Gateway, studentët vlerësohen individualisht dhe kanë mundësinë për të marrë një edukim të orientuar sipas nevojave të tyre. Edukimi është i disponueshëm brenda dhe jashtë orës së mësimit dhe fakulteti ynë është mikpritës dhe mbështetës. Për shkak të numrit të vogël të studentëve, ju do të keni më shumë mundësi të punoni ngushtë me fakultetin në projekte kërkimore, por gjithashtu të përjetoni nga afër eksperiencën e një biznesi të vërtetë.  

Akreditimi në tre vende tregon se ne jemi institucion i përgjegjshëm dhe ju do të merrni një arsimim cilësor, të konfirmuar dhe të vërtetë, i cili përmbush standardet ndërkombëtare. Diplomat e Akademisë Nehemiah Gateway njihen në të gjithë botën. Studentët në Akademinë Nehemiah Gateway vijnë nga vende si: Shqipëria, Uganda, Ruanda, Tanzania, Sudani i Jugut, Kuba, Guatemala, Meksika, Greqia dhe Gjermania.

Akademia Nehemiah Gateway ofron mundësi shkollimi për studentë me përvoja dhe vende të ndryshme. Ne ofrojmë degë studimi në Menaxhim dhe Biznes, me ndërthurje teorike dhe praktike, duke i aftësuar studentët për sukses në botën reale. Stafi akademik është i përkushtuar dhe ka një komunikim të përzemërt dhe cilësor, duke mundësuar mbështjetjen maksimale për një eksperiencë akademike sa më cilësore dhe të paharrueshme. Përmes mentorimit nga stafi akademik, studentët kanë mundësinë të ndihmojnë bizneset e vogla në zhvillimin e ideve, krijimin e produkteve dhe aktivitetet e promocionit.

Nëse jeni të interesuar të përgatiteni për një karrierë në biznes dhe dëshironi të keni një arsim cilësor në një mjedis frymëzues, mirë se të vini! Ne shpresojmë që ju të luani një rol të rëndësishëm! 

Prof. Dr. Dr. hc. Ulli Arnold

Rektor