Akreditime

Akademia "Nehemiah Gateway" është e përkushtuar të sigurojë cilësi lartë në arsim.

Një avantazh i jashtëzakonshëm dhe i rrallë i akreditimit të trefishtë, nënvizon standardet tona të larta që hapin dyert për të diplomuarit në një nivel ndërkombëtar: diplomat janë të akredituar në Gjermani, në Sh.B.A dhe në Shqipëri.


521289ed4ae90519ecbe7129a9121af6_XL.jpgShqipëri

Akademia "Nehemiah Gateway" është një institucion i arsimit të lartë, i licencuar dhe i autorizuar nga qeveria shqiptare për të ofruar programe studimi universitare.

Bordi i Akreditimit i organit shqiptar të akreditimit publik, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) *, vendosi në mbledhjen e tij të 21 shtator 2017 përmes vendimit nr. 63, për të dhënë akreditimin institucional të Akademia Nehemiah Gateway për një periudhë prej pesë vitesh akademike deri më 30 shtator 2022 (www.ascal.al). Aktualisht, Akademia “Nehemiah Gateway” është në proces akreditimi institucional.

Programi Bachelor në "Ekonomi dhe Biznes" është akredituar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), përmes vendimit nr. 97 datë 20.10.2017 për një periudhë prej gjashtë viteve akademike deri më 30.09.2023. 

* ASCAL njeh akreditimet nga agjencitë anëtare të Shoqatës Evropiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), midis tyre organin gjerman të akreditimit Fondacioni për Akreditimin e Administrim Biznesit Ndërkombëtare (FIBAA)."


fibaa-logo-de.gifGjermani / Evropë

Në Nëntor 2012, Programi i studimit Bachelor në Ekonomi dhe Biznes u akreditua nga FIBAA, agjensia gjermane e akreditimit dhe anëtare e ENQA, dhe u ri-akreditua në 26 shkurt 2016 për shtatë vite të tjerë (deri në fund të semestrit veror 2023; 30.09.2023).

Në 23 Mars 2022 Programi i studimit Master i Shkencave në “Menaxhim” me profil në “Biznes” u akreditua nga FIBAA, agjenci gjermane e akreditimit dhe anëtare e ENQA, deri në fund të semestrit dimëror 2027/28; 30.09.2028).

Fondacioni për Akreditimin e Administrimit të Biznesit Ndërkombëtar (FIBAA) 

Berliner Freiheit 20-24
D-53111 Bonn
Deutschland
Phone.: +49 228 2803560 
E-Mail: info[at]fibaa.org
Internet: www.fibaa.org


TRACS-Logo-web-trans.pngShtetet e Bashkuara të Amerikës

Akademia "Nehemiah Gateway" është anëtare e Shoqatës Transnacionale të Kolegjeve dhe Shkollave të Krishtera (TRACS) [15935 Forest Road, Forest, VA 24551; telefon: (434) 525-9539; e-mail: info@tracs.org], duke marrë statusin "Akredituar" si një institucion i Kategorisë III, nga Komisioni i Akreditimit TRACS më 19 prill 2016.

Ky status është i vlefshëm deri më 30 qershor 2032. TRACS njihet nga Departamenti i Arsimit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ED), Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) si dhe nga Rrjeti Ndërkombëtar për Agjencitë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (INQAAHE).