Alumni

Qëllimi kryesor i Alumni është krijimi i një platforme për pjesëtarët e saj, një platformë ku ata të mund të rriten akademikisht, të shkëmbejnë eksperienca, por edhe të mbështesin institucionin e Akademisë "Nehemiah Gateway".

 

 

 

 

 

Disa nga Alumni-t tanë

Arba Xhelo

Vendlindja: Pogradec

Diplomuar në vitin 2012

Specializim të mëtejshëm: Master Shkencor në "Menaxhim" me Profil në "Biznes", Akademia "Nehemiah Gateway"

Pozicioni aktual: Specialiste në Menaxhimin e Cilësisë, Akademia "Nehemiah Gateway"

"NGU është një institucion ku do të rriteni intelektualisht në fushën e studimeve tuaja dhe do të fuqizoni personalitetin dhe integritetin tuaj. Studimet e mia B.A. në NGU më dhanë një përvojë të shkëlqyer të të mësuarit në klasë dhe në një vend pune gjatë praktikës, ndërsa studimet e mia M.Sh. më ndihmuan të thelloja më tej njohuritë e mia të mëparshme në Biznes dhe Lidership."


Juliet Akwango

Vendlindja: Ugandë, Afrika Lindore

Diplomuar në vitin 2017

Specializime të mëtejshme: Postgraduate in Project Planning and Management at Uganda Management Institute

Aktualisht: Programs Officer at Days for Girls International

"Eksperienca në NGU më përgatiti profesionalisht në drejtim dhe vlerësim, aftësi të cilat janë thelbësore për pozicionin tim aktual "


Mesina Vitollari

Vendlindja: Pogradec

Diplomuar në vitin 2019

Pozicioni aktual: Koordinatore projekti - O.A.C.A. Foundation në Tiranë

"Në Shkollën e Lartë "Nehemiah Gateway” kam mundur të përftojë një eksperiencë të dyfishtë, teorike dhe praktike, gjë që më ka hapur shumë mundësi për një rritje profesionale të mëtejshme. Kjo eksperience gjithashtu më ka shtuar rrjetin tim shoqëror, por edhe atë profesional në fushën e biznesit. Ka qenë një eksperiencë universitare e cila më ka mundësuar dhe më ka përgatitur për sfidat që do të vijnë, qofshin ato personale apo profesionale."


Enxhi Gjona

Vendlindja: Pogradec

Diplomuar në vitin 2017

Specializim i mëtejshëm: Master në Inovacion dhe Menaxhim në Tourizëm në FH Salzburg, Austri

 


Hallelujah Kasimbazi

Vendlindja: Republika e Bashkuar e Tanzanisë, Afrika Lindore

Diplomuar në vitin 2017

Specializim i mëtejshëm: Audit i Licencuar

Pozicioni aktual: Auditor  për PwC Tanzania

"NGU i ndihmon studentët që të identifikojnë qëllimin e tyre dhe i orienton ata drejt një strategjie për realizimin e tij. Studentët gjithashtu pajisen me konfidencën e nevojshme për të shprehur mendimin dhe idetë e tyre, duke respektuar dhe këndvështrimin e të tjerëve."